Ka qenë një moment i çuditshëm gjatë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kur ylli i PSG-së Marco Verratti i tha trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, që të ‘mbylle gojën’.
Incidenti ndodhi gjatë kohës kur PSG po kryesonte 1-0 ndaj Man Cityt në Parkun e Princave.
Lojtarët janë duke u dëgjuar më shumë nga mikrofonët në stadium, i cili është pa tifozë.
Komentuesit e Sky Sport Italia vunë re se ai tha: “Çfarë doni? Hesht! ”
Kjo besohet të ketë qenë në momentin kur Verratti bëri një ndërhyrje dhe Guardiola po kërkonte që ai të ndëshkohej me të verdhë.
Man City e fitojë këtë ndeshje me rezultat 2-1.