Jesse Marsch do të jetë trajneri i ri i klubit të Bundesligës, RB Leipzig.
Pas konfirmimit se Julian Nagelsmann do të largohet në fundin e sezonit drejt Bayern Munich, tani Leipzig ka njoftuar se Jesse Marsch do të jetë trajneri i ri.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe gazetari italian, Fabrizio Romano, duke thënë se kjo gjë është e konfirmuar.
Klubi i Leipzig ka postuar një video në llogarinë e tyre në twitter, ku shihen inicialet J.M. të shkruara në emrin e trajnerit.
Masch vjen nga klubi i Red Bull Salzburg në Ligën e Austrisë.