Pikërisht për shkak të formës së shkëlqyer që ka treguar këtë sezon, në gjurmët e futbollistit shqiptar, Nedim Bajramit, janë vënë disa ekipe të mëdha.
Së fundmi thuhet se në gjurmët e fantazistit është vënë një klub i madh i Serisë A.
Bëhet fjalë për Fiorentinë, me drejtuesit që kanë filluar të punojnë për lëvizjet që do bëjnë në skuadër në merkato.
Sipas “Firenzeviola.it”, drejtuesit e Fiorentinës ndjekin me interes Bajramin dhe në verë po përgatisin ofensivën për ta afruar në skuadrën e tyre.