Ishte një nga prurjet e verës që pritej të spikaste më së shumti te Skënderbeu.
Fjala është për Mërgim Shalën, i cili këtë sezon mund ta konsiderojë si tërësisht pa fat.
Mbrojtësi ka qenë i dëmtuar në fillimin e sezonit, ndërsa kur pritej të rikthehej në fushë, ai sërish pati probleme.
Në këtë formë, e vetmja zgjidhje ishte t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale duke e mbyllur këtë sezon pa minuta, ndërsa mendimi shkon vetëm për vitin e ardhshëm, aty ku shpreson të jetë sërish pjesë e Skënderbeut nëse juglindorët qëndrojnë në Superiore.
Më parë 24-vjeçari ka provuar të luajë edhe në Suedi me Asiriskën apo Odevold.