Neymar është i shqetësuar pas humbjes.
Neymari ka këmbëngulur se Paris Saint-Germain mund të rikthehet për ta arritur finalen e Ligës së Kampionëve, pas humbjes 2:1 kundër Manchester City në ndeshjen e parë gjysmëfinale të mërkurën.
Marquinhos e kaloi PSG-në në epërsi herët në pjesën e parë, por City u përmirësua dukshëm në pjesën e dytë dhe e barazoi rezultatin përmes Kevin De Bruyne, harkimi i të cilit i la shtangur të gjithë, përfshirë portierin Keylor Navas.
Riyad Mahrez pastaj e shfrytëzoi një hapësirë në murin e PSG-së për ta depërtuar topin nga gjuajtja e lirë e përtej Navasit, duke ia siguruar Cityt një epërsi prej 2:1 para ndeshjes së kthimit javën e ardhshme.
PSG-ja mbeti me 10 lojtarë në fushë në pjesën e dytë, po ashtu, pasi Idrissa Gueye u përjashtua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të fëlliqur ndaj Ilkay Gundoganit.