Manchester United dhe Roma sonte zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës.
Pavarësisht mungesave te të dy skuadrat, ndeshja pritet të jetë e fortë dhe interesante.
Ole Gunnar Solskjaer nuk do të këtë në dispozicion as sonte dyshen, Phil Jones e Anthony Martial.
Kurse te skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca mungojnë Nicolo Zaniolo, Pedro, Gianluca Mancini dhe Riccardo Calafiori.
Formacionet e mundshme:
Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, McTominay; Pogba, Fernandes, Rashford; Cavani.
Roma: Lopez; Cristante, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Diawara, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko.
Ndeshja Manchester United – Roma zhvillohet në orën 21:00, në “Old Trafford”.