Roberto De Zerbin e tundon jo pak ideja për të marrë drejtimin e Shakhtar Donetsk sezonin e ardhshëm.
Puna e mirë e De Zerbit në krye të skaudrës së Sassuolos ka tërhequr vëmendjen e klubit ukrainas, që ka shfaqur interes konkret për 41-vjeçarin, të cilit i kanë paraqitur një kontratë të pasur, çka ka bërë që trajneri të kërkojë kohë për të vendosur për të ardhmen.
Nga ana tjetër, predisenti i Sassuolos i ka premtuar atij një projekt ambicioz për të ardhmen.
Nën drejtimin e De Zerbit, ekipi i Sassuolos renditet në vendin e 8 me 52 pikë të grumbulluara, 3 pikë pas Romës së vendit të 7-të dhe është në garë për një vend në Conference League.