Sa po afrohet fundi i Kampionatit të Kosovës, gjithnjë e më dramë po bëhet lufta për titullin e kampionit po ashtu edhe të Kupës së Kosovës.
Përderisa Ballkani, Prishtina e Drita luftojnë për titull, Llapi i Podujevës dhe Dukagjini i Klinës, synojnë trofeun e Kupës, finale që luhet me 12 maj përkatësisht të muajit të ardhshëm.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, beson në ekipin e tij dhe se do të arrijnë edhe trofeun e çmueshëm, Kupën e Kosovës.
Llapi pas humbjes në Therandë me rezultat 1:0 nga Ballkani, a është në presion të ekzistencës dhe në anën tjetër, a po mendoni edhe për Kupën e Kosovës?
“Jo, Llapi është i qetë pasi kemi komponu një super skuadër dhe tash vetëm jemi duke punuar mu përgatit mirë për finalen e madhe dhe të përgatitemi që të marrim sa më shumë pikë, të jemi të qetë në kampionat”, përgjigjet Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.