Disa kanë paraqitur kandidaturën për president të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), si Nexhat Dumnica, Bekim Shotani, sigurisht edhe Arianit Ahmeti apo kundërshtari më i madh i presidentit aktual Agim Ademi.
Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, mund t’i futet garës, por deri me tash ende nuk e ka thënë fjalën e tij, as po as jo, por është duke menduar për një gjë të tillë.
Duket se futbolli i Kosovës po futet në një situatë të re, edhe pse Kuvendi zgjedhor i FFK-së mbahet vitin e ardhshëm, megjithatë, qysh tani ka filluar lobimi për votë!
Pritet të jetë një luftë e ashpër për votë sepse siç raportohet, nuk do të jetë bash lehtë për presidentin aktual, pasi që ka kohë që një krah ka filluar luftën kundër tij.