Manchester Utd bëhet gati për të për gatitur Romën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Europës dhe në konferencën për shtyp, trajneri i “Djajve të Kuq” Ole Gunnar Solskjær e nis nga deklaratat e tij pas fitores ndaj Granadës, ku ai u shpreh se nuk e njeh mjaftueshëm kundërshtarin italian të turit të ardhshëm. Një frazë, e cila solli reagimin e tifozëve romanë, të cilët e mbushën Trigorian me komentet e trajnerit norvegjez.
Por, dje ai kërkoi ndjesë dhe tha se fakti që u shpreh ishte ashtu nuk ishte për të fyer kundërshtarin dhe se nuk kishte me të vërtetë shumë informacion për skuadrën e tyre:
“Pas ndeshjes kundër Granadës isha i lumtur që kaluam turin dhe nuk e njihja mirë kundërshtarin e ardhshëm, por Roma është një skuadër e madhe, me histori. Kam edhe fanellën e Totit dhe De Rosit të firmosura dhe i njoh shumë mirë cilësitë e tyre. Nuk i kemi ndjekur shumë, por që kur mësuam se do të jenë rivalët tanë, u informuam. Nuk doja të tregoja mungesë respekti ndaj askujt”.
NDESHJA – “E dimë se sa e rëndësishme është ta fitosh këtë kompeticion dhe jemi përqendruar në Ligën e Europës me të dalë nga Champions-i. Kemi sfiduar skuadra me histori të madhe, si Milani dhe tani mungojnë vetëm dy ndeshje nga finalja”, shtoi Solskjaeri, i cili njoftoi se Markus Rashford është rikuperuar dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës angleze.
Ai kujtoi edhe fitoren e famshme 7-1 në 2007 ndaj italianëve: “Në ndeshjen e vajtjes më kujtohet që luajtëm edhe me 10 vetë, por shënuam një gol vendimtar. Ishim në formë shumë të mirë në atë ndeshje. Shpresoj të përsërisim një paraqitje të tillë”.