Superliga e Kosovës pas ndeshjeve interesante të mesjavës, vazhdon edhe në vikend.
Pesë duele të nxehta dhe takime vendimtare pritet të zhvillohen në xhiron edhe 32-të, shkruan Gazeta Olle.
Dy përballjet kryesore priten të zhvillohen në stadiumin “Zahir Pajaziti” me Llapin nikoqir të Prishtinës dhe Dritën që e mirëpret në shtëpi Feronikelin.
Ndërkohë, Ballkani i Bledi Shkëmbit do të marrë rrugën për në stadiumin “Bajram Aliu” atje ku do t’i matë forcat me Drenicën.
Arbëria që mori një fitore të madhe këtë xhiro, do të luajë ndaj Gjilanit që më shumë luan për prestigj.
Ndërkaq Trepça ’89 do mundohet ta lë prapa humbjen nga Prishtina dhe do të luajë në shtëpi kundër Besës që shkaktoi një super befasi duke e ndalur Dritën.
Çiftet e plota të xhiros së 32-të:
Arbëria – Gjilani
Drita – Feronikeli
Llapi – Prishtina
Trepça ’89 – Besa
Drenica – Ballkani