Duket thuajse i sigurt largimi i Andrea Pirlos nga Juventus në fundin e këtij sezoni. Trajneri nuk ka pasur shumë fat në eksperiencën e tij të parë në krye të një skuadre, ndërsa drejtuesit bardhezinj kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij.
I pari në listë është Massimiliano Allegri, një njohës i shkëlqyer i ambientit torinez duke qenë se ka shërbyer me sukses aty për pesë vite. Por, edhe pse është favorit për t’u rikthyer, drejtuesit e Juventus kanë në listë edhe emrin e Zinedine Zidane. Francezi e ka theksuar shpeshherë se një ditë do ta drejtojë ish-ekipin e tij, mirëpo mbetet për t’u parë nëse do të ndahet nga Real në fundin e këtij sezoni, transmeton "Vip Sport"
Ndërkohë, një surprizë në listën e bardhezinjve është Gennaro Gattuso. Ky i fundit është në angazhim me Napolin, por raporti i komplikuar me De Laurentiis mund t’i japë fund bashkëpunimit.
Në këtë formë, Gattuso do të ishte i lirë dhe te Juventus e kanë pëlqyer punën e bërë nga ish-lojtari i Milan në këto sezone të para në rolin e trajnerit..