Barcelona i kërkon federatës praninë e 25 mijë tifozëve në Camp Nou!
Barcelona i ka kërkuar federatës spanjollë praninë e të paktën 25 mijë tifozëve në sfidën kundër Atletiko Madridit e cila do të luhet në datën 8 maj.
Kjo do të jetë dhe finalja e sezonit për dyja ekipet pasi diferenca midis tyre qëndron vetëm 2 pikë teksa Barcelona ka dhe një ndeshje mangët.
Sipas “Mundo Deportivo”, katalanasit i kanë dërguar një kërkesë federatës dhe ka optimizëm në kampin blaugranas për këtë çështje.
Blaugranasve u kanë ngelur dhe 6 ndeshje deri në fundin e kampionatit, dhe nëse i fitojnë të gjitha do të kurorëzohen si kampionë të La Liga-s.