Nexhat Dumnica ka shpallur kandidaturën për president të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Kush është Nexhat Dumnica, që dikur njihej si Nexhat Rexhepi?
Dumnica nuk është emër i panjohur për ata që janë përcjellës në vazhdimësi të futbollit.
I ndjeri Fadil Vokrri dhe Nexhat Dumnica
Ai në vitet e 80-ta ka qenë lojtar i KF Llapi nga Podujeva, që atëkohë garonte (siç quhej) në Ligën e Parë krahinore të Kosovës!
Dumnica ka qenë edhe bashkëlojtar i Shukri Paçaradës, ky i fundit ish portier i shquar në gjeneratën e artë të Prishtinës, në vitet e 80-ta.
Në vitet e pavarësimit të futbollit, në gjeneratën e sakrificës, ai kontribuoi shumë për futbollin e Kosovës, ishte anëtar i kryesisë së KF Llapi.
Para disa viteve e shpëtoi Llapin nga më e keqja, gradualisht e përforcoi dhe e ngriti në elitë, pas një kohe u largua.
Dikur ish futbollist, sot synon postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ajo që befason Dumnica, kërkon që të ketë sa më shumë kandidatë, sipas tij, sa më shumë kandidatë nxirret më i miri për president.
Nuk e ka problem konkurrencën, por e do sfidën deri në pikën e fundit, le të fitojë ai që e ka programin më të mirë dhe ashtu si vendosin delegatët e kuvendit të FFK-së.
Në fotografinë e vitit 1983-1984 në Makarska, nga e majta në këmbë janë Rifat Hajdari (kapiten), Shukri Paçarada, Luan Salihu, Nexhat Dumnica, Nexhmi Restelica, Rexhep Bajra, Idriz Mehmeti. Ulur nga e majta Xhavit Havolli, Ali Neziri, Fehmi Podvorica, Ismet Haliti dhe Bekim Ajvazi.