Skënderbeu ka nisur që të mendojë për sfidën e radhës, atë me Kastriotin që do ta luajë këtë fundjavë në Kamzë.
Korçarët në ndeshjen me Bylisin ku edhe fituan kanë arritur që të jenë në garën e mbijetesës, e madje tashmë diferenca me vendin e tetë është 3 pikë.
Por, që rrezikojnë që të humbasin dy lojtarë titullarë titullarë, e madje bëhët fjalë për Randy Dumfur, i cili u dëmtua dhe la lojën ndaj Bylisit në Korçë. Por, një tjetër lojtar titullar që shqetëson më shumë trajnerin Migen Memelli dhe stafin e tij është Elvi Berisha, një nga më të mirët dhe që shënoi gol ndaj Bylisit në sfidën e djeshme.
E megjithatë, korçarët kanë në stol lojtarë cilësorë, ndaj edhe do të synojnë që edhe në sfidën me krutanët të mos dalin pa pikë...