Lazio futet në garë për Xherdan Shaqirin, rivalizon klube si Roma e Sevilla

Futboll

Lazio futet në garë për Xherdan Shaqirin, rivalizon klube si Roma e Sevilla

Më: 29 prill 2021 Në ora: 20:54
Liverpool

Lazio është vënë në gjurmët e Xherdan Shaqirit që shihet si përforcim për sezonin e ardhshëm.

Sipas ‘Lalaziosiamonoi.it’, Igli Tare e pëlqen shqiptarin që aktualisht është te Liverpooli dhe ka edhe dy vite kontratë.

Liverpooli e kishte blerë Shaqirin në vitit 2018, ndërsa klubeve të interesuara vitin e shkuar u kishte kërkuar 25 milionë euro.

Këtë vit çmimi pritet të jetë më i ulët.

Shaqiri këtë edicion në 13 ndeshje në Ligën Premier ka luajtur 520 minuta, por vetëm një herë ka luajtur 90 minuta.

Ai gjatë kësaj periudhe ka asistuar dy herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat