FFK refuzon kërkesën e Gjilanit

Futboll

FFK refuzon kërkesën e Gjilanit

Më: 29 prill 2021 Në ora: 22:34
FFK refuzon kërkesën e Gjilanit

Komisioni i Garave për Superligën dhe Ligën e Parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 29.04.2021, shqyrtoi kërkesën e SC Gjilanit të parashtruar me datë 27.04.2021, për zhvillimin e ndeshjes së javës së 33-të, ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Komisioni i Garave mori vendim për refuzimin e kërkesës së Gjilanit dhe ndeshja e javës së 33-të e Superligës së Kosovës në futboll, ndërmjet rivalëve lokal, do të zhvillohet në terminin e paraparë në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ky është arsyetimi për refuzimin e kësaj kërkese:

Komisioni i Garave kërkesën e SC Gjilani e ka adresuar te përgjegjësit e stadiumit ”Fadil Vokrri”, nga të cilët kemi marr përgjigjen refuzuese, me arsyetimin se stadiumi është i stërngarkuar dhe me orar të ngjeshur të aktiviteteve: ndeshjet e FC Prishtina, pastaj me finalen e Kupës së Kosovës, ndeshjet e kombëtareve ”A” dhe U-21.

Po ashtu këtyre ditëve përgjegjësit e stadiumit janë duke punuar në përgatitjen e fushës për këto ndeshje, për të plotësuar kriteret që kërkohen nga UEFA, prandaj është vendosur si në dispozitiv të këtij vendimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat