Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, me Arsenalin pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Villareali, në takimin që u zhvillua në stadiumin “de la Ceramica” në Villareaë.
‘Topçinjtë’ dolën kokulur nga takimi i parë i gjysmëfinales së Europa League, por me gjasa të mëdha që të përmbysin këtë epërsi në takimin e kthimit dhe të kualifikohen në finale.
Villareali e nisi furishëm takimin, duke avancuar me rezultat 2:0 me golat e Trigueros (5') e Albiol (29'). Në minutën e 73-të, Pepe nga penalltia ngushton humbjen në 2:1.
Një ndeshje e fortë dhe me dy kartonë të kuq, pas dy të verdhëve, Ceballos i Arsenalit në minutën e 57-të dhe Capoue i Villarealit në minutën e 80-të.
Xhaka u paraqit standard, u angazhua maksimalisht me shokë, por nuk arritën rezultat të favorshëm në sfidën e parë.