Skuadra e Werder Bremen dhe RB Leipzig do të përballen në kuadër të gjysmëfinales në DFB Polak sonte me fillim nga ora 20:30.
Dy skuadrat synojnë finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë.
Klubi ku luan futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica synon të ‘prek’ këtë finale.
Dy ndeshjet në Bundesliga për këtë sezon mes dy skuadrave u mbyll me fitore të RB Leipzig (1-4 dhe 2-0).
Kujtojmë që gjysmëfinalja e dytë do të jetë mes Borussia Dortmund dhe Holstein Kiel.