Samuel Umtiti nuk është në planet e Barcelonës.
Mbrojtësi francez ka humbur prej kohësh vendin e titullarit dhe nuk shihet nga Koeman si lojtar ku mund të bazohet për sezonin e ardhshëm ndaj dhe shitja e tij është e pashmangshme.
Një prej ekipeve të interesuara është Man. United që nuk e ka si prioritet, por nëse do të dështonte me Varane, atëherë do ta shihte francezin si një opsion.
Zeniti është gjithashtu ekip i interesuar dhe që ka patur më shumë kontakte me agjentin e Umtiti, dhe është në gjendje të ofrojë 15 deri në 20 milionë Euro për kartonin e tij në verë.