Në fundjavë do të zhvillohet java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kur po shkojmë drejt fundit të sezonit, gara për titull dhe mbijetesë po bëhet më e fortë.
Skuadra lidere, Ballkani, luan në udhëtim te Drenica që po lufton për mbijetesë.
Skuadra tjetër që po lufton për titull dhe renditet e dyta në tabelë, Prishtina, do jetë mysafire e Llapit.
Kampionia në fuqi dhe skuadra e tretë në tabelë, Drita, luan me Feronikelin.