Lafont e mbyll me Fiorentinën, rikthehet në kampionatin francez!
Fiorentina ndahet përfundimisht nga Alban Lafont. Portieri i ri francez, për të cilin kishte shumë pritshmëri, por që nuk shkëlqeu në Serinë A, është zyrtarisht një lojtar i Nantes me këta të fundit që vendosën të blejnë kartonin e 22-vjeçarit.
Lafont ishte i huazuar me të drejtë blerjeje dhe Nantes e ushtroi këtë të drejtë duke mbushur me 9 milionë euro arkën e Fiorentinës, që në fakt e bleu në 2018-ën portierin për 18 milionë Euro.
Gjithsesi klubi vjollcë ka edhe një klauzolë që mund ta riblejë deri në vitin e ardhshëm Lafont për 11 milionë euro.