Kampionati i femrave ka hyrë tashmë në zonën e nxehtë, teksa do të luhet java e 19-të e tij, e ndarë në tre ditë.
Kjo javë rezervon sfida emocionuese dhe delikate për ekipet.
Ndeshja hapëse e kësaj jave do të zhvillohet në kryeqytet, me ekipin e Tiranës që do të presë në shtëpi Lushnjen e vendit të parafundit. Fitorja është detyrim për kryeqytetaset, të cilat renditen në vendin e tretë, me 40 pikë. Sfida do të nisë duke filluar nga ora 12:00.
Drejt Korçës këtë javë do të udhëtojnë shkodranet e Juban Danjës, të cilat vijnë në këtë ndeshje pas barazimit me ekipin e Tiranës, ndërsa korçaret e Skënderbeut nuk ia dolën dot të fitonin ndaj Tirana AS. Ndeshja do të luhet në ora 13:00.
Vllaznia, ekipi që kryeson bindshëm kampionatin mund të hedhë njërën këmbë drejt titullit kampion që këtë javë. Shkodranet do të presin në shtëpi kryeqytetaset e Partizanit, të cilat këtë sezon kanë treguar formë të mirë. Një ndeshje delikate për të dyja ekipet, që do të zhvillohet në qytetin verior duke nisur nga ora 14:30.
Apolonia e vendit të dytë do të luajë këtë javë kundër Tirana AS, që renditet në vendin e pestë në kampionat, me pikë të njëjta me Juban Danjën e vendit të katërt. Fierakeve iu duhet patjetër fitorja, për të vazhduar ëndrrën drejt titullit kampion. Ndeshja do të zhvillohet në Fier, duke nisur nga ora 15:30.
Të dielën, një tjetër sfidë emocionuese do të zhvillohet. Drejt Tiranës do të udhëtojnë shkodranet e AAS, në një përballje delikate me Kinostudion e vendit të shtatë. Sfida do të luhet në ora 10:00.
Ditën e hënë do të zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 19-të. Teuta e vendit të tetë do të përballet me Bilisht Sportin e vendit të fundit, që javën e kaluar mori pikën e parë, në një sezon që ka qenë jo fort i mirë për to. Ndeshja do të luhet në ora 11:00.
Java e 19-të e kampionatit të femrave
E shtunë
Tirana – Lushnja, ora 12:00
Juban Danja – Skënderbeu, ora 13:00
Vllaznia – Partizani, ora 14:30
Apolonia – Tirana AS, ora 15:30
E diel
Kinostudio – AAS, ora 10:00
E hënë
Bilisht Sport – Teuta, ora 11:00