Disa statistika interesante i japin të drejtë dy ekipeve anglezë që kanë marrë rezultate pozitive në ndeshjet e para.
Manchester City përmbysi rezultatin ndaj PSG duke fituar 2-1.
Në historinë e Champions League vetëm në gjashtë raste ekipi humbës i ndeshjes së parë ka arritur në kaloi në finale.
Këtë e kanë bërë Liverpool dy herë, Tottenham Hotspur, AC Milan, Juventus dhe Ajax.
Në pozitë të mirë nuk gjendet as 13-të herë fituesi i Ligës së Kampionëve Real Madrid.
Madrilenëve asnjëherë nuk u ka prirë fati, duke u elimunuar pasi kanë barazuar 1-1 në sfidat e para.
Kjo gjë u ndodhi për herë të parë në vitin 1988 ndaj PSV, pastaj në 1976- tën kundër Bayern Munchen, si dhe ndaj AC Milan në vitin 1989 ku në ndeshjen kthyesi pësuan thellësisht 0-5.
Ndeshjet kthyese zhvillohen me 4 dhe 5 maj ku gjithcka mbetet të vendoset.
Megjithatë statistika thonë që finalja e Stambollit lehtësisht mund të flasë vetëm anglisht.