Lajmi i shpërndarë ditët e fundit se Bayerni i Mynihut ka shpenzuar plot 25 milionë euro për të shkëputur trajnerin Julian Nagelsmann nga Red Bull Leipzigu ka bërë xhiron e botës.
Mirëpo presidenti i klubit, Herbert Hainer, i ka hedhur poshtë shifrat e lartpërmendura.
“Duhej të gjenin një marrëveshje me Leipzigun, sepse Nagelsmann ishte i lidhur me këtë skuadër.
Nuk duhen besuar të gjitha shifrat që qarkullojnë. Bayerni është një nga skuadrat më të mira në Europë dhe ka nevojë për një trajner të nivelit të lartë. Ia dolën të merrni, Julianin”.