Nuk po rinovon me Milanin, drejtuesit kuqezi vendosin për të ardhmen e Çalhanoglusë.
Hakan Çalhanoglu nuk ka rinovuar ende me Milanin dhe distanca e kërkesë-ofertës që i ndan është vetëm 1 milionë euro.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, drejtuesit e Milanit, Maldini dhe Masara nuk e kanë për qëllim të rrisin ofertën dhe pa mbërritjen në Champions do të prishej gjithçka si marrëveshje dhe lojtari edhe mund të largohet.
Fantazisti turk ka qenë vendimtar për kuqezinjtë këtë sezon teksa është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 38 ndeshje ku ka arritur të realizojë 8 gola dhe duke dhuruar 11 asistime.