Kilyan Mbappe do të mungojë në ndeshjen ndaj Lens kë kuadër të Ligue 1.
Paris Saint Germain ka konfirmuar se sulmuesi i tyre, Kilyan Mbappe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Lens në kuadër të xhiros së 34-të të Ligue 1.
Mbappe si duket ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
PSG ka konfirmuar se francezi do të mungojë ndaj Lens, dhe është në dyshim për ndeshjen ndaj Cityt.