Arlind Shabani është njëri nga futbollistët më premtues i Kosovës.
Mesfushori 19-vjeçar u transferua në verën e vitit të kaluar nga Trepça ’89 tek skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim & Lumi.
19-vjeçari falë formës së mirë që po kalon, ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës U21.
Së fundmi, Shabani ka nënshkruar kontratë me kompaninë turke të menaxhimit “All Star Football Agency”.
“Më në fund, super ylli 19-vjeçar nga skuadra e Strugës së Maqedonisë, Arlind Shabani, ka zgjedhur agjensinë tonë”, ishin fjalët e anëtarit të agjensisë, Cengiz Ibret.