Dario Sarmiento do të jetë lojtari më i ri i Manchester Cityt.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Estudiantes de la Plata përmes uebfaqes zyrtare të klubit.
Sarmiento do të bashkohet me skuadrën e Manchester Cityt që nga 1 qershori.
18 vjeçari debutoi më pesë tetor 2019 kundër skuadrës së Huracán, duke u bërë kështu lojtari i dytë më i ri në histori të klubit që paraqitet me ekipin e parë.
Këtë sezon, ai ka luajtur 22 ndeshje, gjithsej 692 minuta lojë.