Humbja 6-2 e pësuar kundër Manchester United dhe mungesa e kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Champions League mund të kenë shënuar fatin e Roma-s dhe veçanërisht trajnerit Fonseca.
Për këtë është i bindur ish-trajneri i verdhekuqve Roberto Pruzzo, i cili ka dhënë mendimin e tij për Radio Radio në lidhje me atë që duhet të bëjë klubi roman në javët e ardhshme.
“Nëse Allegri ka refuzuar Roma-n për shkak të Champions-it, më mirë kështu: stoli i Roma-s duhet të jetë një nder”, ka thënë ish-lojtari në lidhje me zërat që kanë thënë se ish-trajneri i Juventus ka refuzuar propozimin e Roma-s.
Në lidhje me ndeshjen e Europa League kundër United:
“Ndeshje e kushtëzuar nga dëmtimet, rënia ka qenë vertikale, pa justifikime, por skuadra ka rezistuar për gjashtëdhjetë minuta, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh”, ka shtuar Pruzzo.
“Fonseca, akoma aty? Një ndryshim tani, do të ishte i mirë për të gjithë. Nuk është më në gjendje ta mbajë lart këtë skuadër”.