Manchester City vazhdon të gërmojë në Amerikën Latine për talente të ndryshme dhe për t’i siguruar me shifra jo të larta në mëyrë që të ketë mposhtur edhe konkurrencën.
Pas Kayky, një tjetër talent përtej Atlentikut zbarkon në Manchester.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, raporton se “Qytetarët” kanë arritur marrëveshje me argjentinasit e Estudiantes për transferimin e 18-vjeçarit, Dario Ariel Sarmiento. Bëhet fjalë për kontratë 5-vjeçare për të riun dhe 6 milionë dollarë në mënyrë direkte për klubin.
Në marrëveshje janë përfshirë edhe plot 12 milionë dollarë në formën e bonuseve.
Estudiantes mban edhe 20% të kartonit të talentit në rast rishitje. Sarmiento aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit dhe shihet si një prej më të mirëve në Argjentinë.