Shqiptari firmos për dy vite me Bayernin e Munihut

Futboll

Shqiptari firmos për dy vite me Bayernin e Munihut

Më: 30 prill 2021 Në ora: 19:48
Shqiptari firmos për dy vite me Bayernin e Munihut

Behar Neziri, futbollisti shqiptar, me një të ardhme të ndritur, është pjesë e moshave të Bayernit të Munihut.

Ditën e sotme, mesfushori i lindur më 6 janar të vitit 2006, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me gjigantët gjermanë, që e mban të lidhur me këtë klub, deri në qershor të vitit 2023.

Neziri aktualisht është pjesë e ekipit U-19 dhe është një kandidat serioz për skuadrën e parë.

Kontrata e re, nxjerr në pah, besimin e drejtuesve gjerman te talenti shqiptar, i cili është një nga më të spikaturit tek ekipi U-19.

Mesfushori shqiptar është pjesë e bavarezëve që nga viti 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat