Edinson Cavani duket se do të vazhdojë aventurën e tij me Manchester United.
Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani është i gatshëm të diskutojë me klubin, për rinovimin e kontratës.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Cavani është i hapur për bisedime. Në anën tjetër, edhe meanxheri Ole Gunnar Solskjaer ka shprehur gatishmërinë për qëndrimin e uruguajanit në Old Trafford.
Por, sipas Romanos, asgjë ende nuk është nënshrkuar, edhe pse Cavani pritet ta pranojë propozimin e ri të Manchester United.