Xhevdet Muriqi është prej emrave që nuk harrohet kurrë nga dashamirët më të zjarrtë të futbollit.
Nga viti 1984 veshi fanellën e Prishtinës së gjeneratës së artë, kur garonte në ligën e parë ish jugosllave, ishte ndër më luftarakët në fushë, që për skuadra e mëdha ishte edhe sikur një mace e zezë.
Në vitet e 90-ta e vazhdoi karrierën në klubin kroat, Shibeniku.
Gazeta kroate e datës 29 gusht të vitit 1994, notat
Muriqi, sa herë që luante kundër Hajdukut, ishte një kërcënim i madh për ta.
Me 28 gusht të vitit 1994, java e tretë e kampionatit kroat, para 12 mijë shikuesve në Shibenik, Muriqi shtangu Hajduikun e Splitit, për të cilin luanin edhe Aljosha Asanoviq, Igor Shtimac etj.
Në minutën e 83-të, Muriqi hodhi një goditje si një bombë dhe barazoi rezultatin 2:2.
Gol që habiti të gjithë në Kampionatin e Kroacisë, ndërsa gazeta e njohur kroate "Sportske Novosti", doli me titull: Xhevdet Muriqi - kurth për Hajdukun.
Për Hajdukun shënuan Aljosha Asanoviq (50'), Milan Repaiç (58') dhe për Shibenikun Mile Petkoviç (75'-nga penalltia), Muriqi (83').
Të Shibeniku ishte paraqitur standard edhe shqiptari Ylli Shehu, Muriqi ishte vlerësuar me notën 7.5 dhe Shehu me 7.