Mbrojtësi i Prishtinës, Gentjan Muça ka kandiduar për deputet në parlamentin e Shqipërisë, nën singlën e PD-së në qarkun e Tiranës me numër 26 në listë.
Pas përfundimit të numërimit të votave për kandidat për deputet në Parlamentin e ardhshëm të Republikës së Shqipërisë, mbrojtësi 33-vjeçar arriti të grumbullojë 2026 vota nga qytetarët e qarkut të Tiranës.
Me këtë shifër Muça nuk arriti të bëhet pjesë e parlamentit.
Tani e gjithë vëmendja e tij tani do të jetë e fokusuar tek skuadra e Prishtinës, për ta përfunduar sa më mirë këtë sezon ku është në luftë me Ballkanin për të fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës.