Antonio Cassano ka thurur lëvdata për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli.
Cassano duke folur për “Bobo TV” u pyet për disa tema në futbollin italian, por ai u ndal të flasë edhe për progresin e Milanit nën drejtimin e Stefano Piolit.
Cassano theksoi se Pioli është një ndër njerëzit e paktë që i do të mirën ende futbollit.
“Ka pasur një vit e gjysmë fantastik, u tregua inteligjent që mori Ibrahimovicin dhe pas tij djemtë e rinj duke arritur rezultate të mira”, tha ai.
“E kam njohur me herët, i meriton të gjitha, një trajner i mirë që meriton të arrijë objektivat e tij”, tha Cassano.
“Është njëri nga ata persona të paktë që janë këtu për të mirën e futbollit”, përfundoi Antonio Cassano.