Mediumi katalunas ‘lëshon bombën’ – Barcelona kontakton PSG-në, Neymar dëshiron të kthehet në Camp Nou

Futboll

Mediumi katalunas ‘lëshon bombën’ – Barcelona kontakton PSG-në, Neymar dëshiron të kthehet në Camp Nou

Më: 1 maj 2021 Në ora: 10:57
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar është objektivi kryesor i Barcelonës në afatin kalimtar të verës dhe tashmë janë bërë kontaktet e para mes tri palëve rreth një transferimi të mundshëm, pasi edhe dëshira e lojtarit është të rikthehet te ish-klubi i tij.

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron ta rikthejë brazilianin në Camp Nou, dhe sulmuesi është i etur për ribashkim me ish-klubin e tij.

Sipas mediumit të njohur RAC1, Barcelona tashmë ka bërë lëvizjet e para në përpjekje për të nënshkruar me Neymarin.

Klubi i Barçës ka kontaktuar tashmë PSG-në dhe shoqëruesit e Neymarit për të folur rreth një transferimi të mundshëm në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi brazilian, në fakt, është objektivi numër një i klubit për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, ndërsa Haaland, sipas informatave, do të ishte në vendin e dytë.

Gjithmonë sipas mediumit RAC1, pozicioni i klubit parisien tani për tani nuk ka lëvizur: Neymar mbetet i pa transferueshëm.

Pavarësisht kësaj, Barcelona konsideron se kontaktet e para kanë qenë pozitive dhe ka një harmoni të mirë për të vazhduar negociatat.

Drejtuesit e klubit nga Camp Nou e dinë që gara për brazilianin do të jetë shumë e gjatë dhe, për momentin, nuk e shohin të pamundur ardhjen e tij. Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së thuhet se do të ishte pengesa e madhe.

Kontrata e Neymarit përfundon në qershor të vitit 2022 dhe nëse nuk rinovon, PSG do të ishte pothuajse i detyruar ta shiste atë në këtë afat të verës për të marrë një pjesë të parave të investuara katër vjet më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat