Mino Raiola ka dhënë një intervistë të gjatë për AS ku ka folur për shumë tema, në veçanti për të ardhmen e Erling Haaland, që ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Ai beson se Reali ka shanse për ta afruar Haalandin, ashtu si Barcelona e shumë klube tjera.
Atë nuk e shqetëson fakti se Reali e ka prioritet Mbappen, sipas të cilit, mund ta marrë edhe Haalandin – “ata mund të luajnë së bashku”.
A mund ta përballojë Madridi Haalandin?
“A mund ta përballojë nuk e di, sepse nuk i kam studiuar financat tuaja. Por besoj se po. Unë mendoj se të gjithë mund ta përballojnë atë. Por pyetja është tjetër: a mund të përballojë Madridi të mos blejë Haalandin? Dhe Barça?”.
Madridi duket se synon këtë verë Mbappén.
“Problemi me klubet e mëdha është ky. Mbappé ka një vit më shumë në kontratën e tij. PSG mund të bëjë dy gjëra. Ose çfarë bëri Borussia me Lewandowskin vite më parë, duke mos e shitur atë dhe duke e lënë të lirë, për diçka që duhet të kesh shumë guxim, ose ata mund ta shesin atë tani. Varet nga klubi, futbollisti…”
Por e ardhmja e Haaland, nëse duhet të jetë në Real Madrid, varet pak nga Mbappé.
“E ardhmja e një futbollisti nuk varet kurrë nga një futbollist tjetër. Varet nga vetvetja. Duhet ta dini se në klubet e mëdha Messi dhe Neymar luajtën së bashku, ose Ronaldinho me të mëdhenjtë e tjerë. Po Haaland mund të luajë me dhe pa Mbappen. Futbollistët e mëdhenj mund të luajë gjithmonë së bashku”.