Ish-mbrojtësi i Lazios, Masimo Pisheda ka folur në një intervistë për “Radio Sei” ku flet me superlativa për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla duke deklaruar se do ta merrte menjëherë tek Lacio dhe do të përshtatej menjëherë në formacionin titullar:
“Nuk luan në pozicionet e të tjerëve sepse nuk është një lojtar që ndërton aksione. Ky është motivi për të cilin nuk mundi dot të hynte në 11-shen verdhekuqe.
Tek Lazio do ta merrja menjëherë. Tek Lazio do të përshtatej menjëherë. Në mbrojtjen e skuadrës së kaltër do të ishte titullar i padiskutueshëm.
Mund të jetë edhe tek Roma si titullar i padiskutueshëm, por atje nuk e shohin pothuajse fare. Smolling është një lojtar që ka dhënë maksimumin në karrierë, ne kritikojmë shumë mbrojtjen e Lacios, por as mbrojtja e Romës nuk është më e mira".