Shqiptari tregon si u ndje që stërviti me Ronaldon

Futboll

Shqiptari tregon si u ndje që stërviti me Ronaldon

Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:06
Shqiptari tregon si u ndje që stërviti me Ronaldon

Sulmuesi i talentuar shqiptar i Juventusit, Xhakomo Vrioni, në një intervistë së fundmi ka treguar se si është të stërvitesh me 5 herë lojtarin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo.

Vrioni, i cili është duke u rikuperuar nga një lëndim, deklaroi se Cristiano Ronaldo është sulmuesi më i mirë në botë.

“Xhaxhai im më ushqeu pasionin duke më treguar kasetat e Vierit dhe Ronaldos. C. Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe stërvitja me të të bën të kuptosh se çfarë do të thotë të jesh më i miri”.

“Kombëtarja shqiptare – “Ishte një vendim i përzemërt për familjen time që lindi dhe u rrit në Shqipëri. Nuk jam penduar për tre vitet e kaluara me Italinë, vite të bukura dhe me gola. Tani jam i lumtur që jam në ekipin kombëtar me Rejan”- përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat