Festojnë shqiptarët në Kroaci dhe në Danimarkë

Futboll

Festojnë shqiptarët në Kroaci dhe në Danimarkë

Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:08
Festojnë shqiptarët në Kroaci dhe në Danimarkë

Sezoni aktual nuk ka qenë krejtësisht ashtu siç e imagjinonin disa prej futbollistëve të përfaqësueses shqiptare të futbollit të cilët mendonin e me skuadrat përkatëse do të luanin për objektiva prestigjozë, por e kanë parë veten shpesh pranë fundit të tabelës së klasifikimit.

Ndaj pikët e siguruara nga Vejle apo Lokomotiv Zagreb, kanë bërë që disa kuqezinj që janë pjesë e skuadrave në fjalë, të gëzojnë pasi kanë bërë një hap më shumë drejt mbijetesës.

Vejle sot ka marrë një barazim spektakolar ndaj Horsens, një prej rivalëve direkt në luftën për mbijetesë. Shifrat 3-3 në këtë ndeshje u siguruan edhe falë një asisti që dha Arbnor Muçolli në minutën e 90 të ndeshjes, ndërsa Ylber Ramadani ishte titullar por u zëvendësua në minutën e 60, kur rezultati ishte 3-0 për ekipin vendas. Vejle ka 8 pikë avantazh nga vendi i parafundit në renditje që bie në kategorinë e dytë daneze.

Festë ka pasur sot edhe në radhët e Lokomotivës së Zagrebit, e cila në mënyrë provizore ka lënë fundin e tabelës së klasifikimit me një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sibenik. Vetëm Çokaj u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa Kallaku, i cili ka humbur postin e titullarit, e ndoqi sfidën nga stoli.

Në ekipin kundërshtar, as aktivizimi i të dy vëllezërve Sahiti që nga minuat e parë nuk ndihmoi Sibenik që të dilte me pikë nga dueli i sotëm. Fitorja 1-0 e Lokomotiv i dha mundësinë kësaj skuadre që të ngjitet në vendin e parafundit, me 1 pikë më shumë se Istra e vendit të fundit, i cili sjell rënien nga kategoria në Kroaci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat