Cristiano Ronaldo ka vendosur që në fund të sezonit të largohet nga “Zonja e Vjetër” raporton Insporti.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur Jose Felix Diaz, i cili raporti se Ronaldo dëshiron largimin nga Torino.
“Cristiano Ronaldo dëshiron largimin nga Juventusi. Lojtarit i mungon Real Madridi dhe ish-bashkëlojtarët e tij. Ai ka mardhënie të mirë me Florentino Perez por një rikthim është i pamundur”.
“Opsionet e tij janë PSG dhe Manchester United të cilët ende nuk kanë hequr dorë nga transferimi i tij”.
Ronaldo, i cili u transferua në verën e vitit 2018 në Itali, nuk është i kënaqur me paraqitjet e Juventusit, sidomos në Ligën e Kampionëve ku janë eliminuar tri vite radhazi nga Ajaxi, Lyon dhe Porto.