Pozat e saj provokuese në rrjete sociale nuk kanë fund! Edhe këtë herë, tifozja speciale e Realit, Demi Roz zgjodhi të mahnisë ndjekësit e saj.
Modelja pozoi në mes të disa buqetave të mëdha me trëndafila të bardhë, por vëmendjen e mori trupi i saj, shkruan “Daily Mail”.
26-vjeçarja shihet e veshur vetëm me një palë bikini ngjyrë bezhë, të cilat i tregojnë pothuajse çdo gjë, pasi janë më të vogla se sa përmasat reale të saj.

Vëmendjen e mori sidomos gjoksi i madh i Demit, që ishte mbuluar pjesërisht.
Rose zbuloi se të gjitha buqetat ishin dhuratë nga një fans i saj, i cili i kishte lënë edhe një shënim “Për Demin, Hyjneshën, nga…”, duke mos e zbuluar emrin.

Modelja dukej shumë e lumtur nga kjo surprizë, prandaj e falënderoi fansin publikisht duke thënë se e k bërë të ndihet shumë e lumtur.

Tifozja nuk përmbahet, çmend meshkujt