Renova nga Xheçishti i Tetovës ka fituar tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra shqiptare e mposhti me rezultat 3:1 Bellasicën nga Strumica, në takimin e javës së 31-të.
Ish futbollisti i Prishtinës, Allen Jasharoski shënoi het-trik (9', 45' e 82' - nga penalltia) për Renovën dhe Kalpacki (53') për Bellasicën.
Renova zë vendin e nëntë me 35 pikë dhe Bellasica është në fund me 17 sosh.
Skuadra shqiptare Shkupi si vendas zhgënjen në derbi, ndahet baras (0:0) me Makedonija GP.
Shkupi është në vend të dytë me 57 pikë dhe Makedonija GP gjendet një pozitë më poshtë me pesë pikë me pak.
Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Pelisteri - A. Pandev 3:1
Renova-Bellasica 3:1
Shkëndija - Struga TL 0:2
Shkupi - Makedonija GP 0:0
Sileksi - Boreci 1:1
Vardari - Rabotniçki 1:3
1. Shkendija 31 21 8 2 64:22 71
2. Shkupi 31 16 9 6 40:23 57
3. Makedonija GP 31 15 7 9 48:39 52
4. Struga Trim & Lum 31 13 12 6 37:24 51
5. Rabotniçki 31 10 14 7 41:37 44
6. Pelisteri 31 11 8 12 32:38 41
7. Boreci 31 10 7 14 29:33 37
8. Sileksi 31 10 6 15 48:41 36
9. Renova 31 8 11 12 35:43 35
10. Akademija Pandev 31 10 5 16 27:35 35
11. Vardari 31 7 10 14 32:57 31
12. Bellasica 31 4 5 22 23:64 17
Në javën e ardhshme do të takohen: Bellasica - Akademia Pandev, Boreci - Renova, Makedonija GP - Shkëndija, Rabotniçki - Sileksi, Shkupi - Pelisteri dhe Struga Trim & Lum - Vardari.