Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Crystal Palaces, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Selhurst Park” në Londër.
Nëse Manchester Utd humb nesër nga Liverpooli, Manchester City edhe praktikisht shpallet kampion i ri i Anglisë.
Gjithçka u vendos në pjesën e dytë me golat e futbollistëve Aguero (57’) dhe Torres (59’).
City kryeson me 80 pikë pas 34 jave në Premier League, ndërsa Manchester Utd ka 67 sosh dhe Crystal Palace është i 13-ti me 38.