Përmbysje e çmendur në Podujevë

Futboll

Përmbysje e çmendur në Podujevë

Nga: K.Goca Më: 1 maj 2021 Në ora: 16:55
Përmbysje e çmendur në Podujevë

Arbëria nga Dobraja e Madhe deri në minutën e 88-të ishte në epërsi me 3:2 dhe në dy minutat e fundi pësuan humbje me 3:4 nga Gjilani.

Skuadra nga Dobraja pësoi humbje të rëndë, që e rrezikon seriozisht që të bien nga elita.

Përmbysje e çmendur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Për Arbërinë shënuan Cesar Santos (10'), Almir Kryeziu (18'), Kreshnik Bahtiri (52') dhe për Gjilanin  Besar Musolli (3'), Gerhard Progni (39', 86’), Shend Kelmendi (89').

Arbëria mbetet në vend të nëntë me 33 pikë dhe Gjilani i katërti me 47 pikë pas 32 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat