Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, me lojë dhe rezultat 3:1 demolon Feronikelin nga Drenasi, në takimin e javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Drita shënoi tri herë dhe humbën një penallti.
Drita merr përkohësisht kreun e tabelës me 68 pikë, duke lënë pas Ballkanin me 67 dhe Prishtinën me 66 pikë, këto të fundit kanë nga një ndeshje me pak.
Golat i shënuan për Dritën Alidema (17’-nga penalltia, Astrit Fazliu (49’) e Xhevdet Shabani (73’) dhe për Feronikelin Simonovski (83’).
Në minutën e 26-të, Festim Alidema i pafat, godet tërthorësen nga penalltia.
Feronikeli është në rrezik të madh, e cila renditet në vend të shtatë me 35 pikë.