Superliga e Kosovës në futboll vazhdoi sot javën e 32-të me tri takime shumë interesante,
Një ndeshje mjaft interesante me shumë gola u zhvillua në Podujevë
Në takimin mes skuadrës së Ismet Munishit dhe Arbërisë fitues arritën të dalin skuadra e Munishit, të cilët fituan me përmbysje të rezultatit 3-4.
Pas kësaj fitoreje, trajneri Ismet Munishi u shpreh se këtë ndeshje e fitoi me zëvendësime.
“Lojën e skuadrës e vlerësoj lart, jemi e vetmja që mundohemi me respektu kundërshatarin, isha shumë i knaqun me lojtarët e mi.
Lojtarët janë të rraskapitun se kemi lujtë shumë shpejtë, sot për herë të parë më duhet me thanë që sot e fitova ndeshjen me zavendësime”, tha Munshi, përcjell Insporti.
Kujtojmë se në ndeshjen e fundit Gjilani barazoi me Drenicën dhe pas kësaj fitore ndaj Arbërisë pozicionohen në pozitën e 4’të me 47 pikë të numëruara, teksa Arbëria, e cila po lufton për mbijetesë pozicionohet e 9’ta me 33 pikë.