Duro: Feronikeli e meriton të jetë pjesë e Superligës së Kosovës

Futboll

Duro: Feronikeli e meriton të jetë pjesë e Superligës së Kosovës

Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:33
Duro: Feronikeli e meriton të jetë pjesë e Superligës së Kosovës

Feronikeli u mposht nga Drita me rezultat 3-1 në Gjilan, në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës.

Kryetrajneri i Feronikelit, Klodian Duro, në deklaratën e dhënë ka hedhur akuza në drejtim të kundërshtarit, duke aluduar se ka përdorur taktikë edhe jashtë fushe.

“Kur arbitri thotë se gaboi pa dashje, sepse edhe ai është njeri dhe mund të gaboj, atëherë jemi gjithçka në rregull. Por, në tri ndeshjet sa kam drejtuar Feronikelin, Drita ka përdorur taktikë edhe jashtë fushe dhe është e papërballueshme për ne që të luajmë kështu ndaj këtij kundërshtari”.

“Ne do të luftojmë deri në fund, sepse Feronikeli e meriton të jetë pjesë e Superligës. E meritoi të ishte edhe pjesë e finales së Kupës, por në këto rrethana sikurse është”, tha Duro.

Feronikeli me këtë humbje bie në vendin e 7-të me 35 pikë, ndërsa Drita ngritet në vendin e parë me 68 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat