Malisheva është lideri i ri në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A në futboll. Falë humbjes së Dukagjinit të Klinës në Vushtrri me rezultat 3:1, Malisheva përfton dhe merr kreun e tabelës me 54 pikë pas 25 jave. Dukagjini është në vend të dytë me 52 sosh.
“Drenasi - Malisheva 0:2, autor i golave Albion Rrahmani (42', 49').
Një tjetër takim me nota pozitive për djemtë tanë të cilët kanë treguar rritje në nivelin e lojës nga ndeshja në ndeshje dhe arrin aty te kryesimi.
Edhe dy finale kanë mbetur deri në fund”, shkruan në faqen e Malishevës.
Flamurtari fiton në Ferizaj me rezultat 4:2, ndërsa Ulpiana barazon në Pozhoran 1:1 me Vllazninë. Ulpiana kryeson me 47 pikë dhe Flamurtari është i dyti me 46 sosh.
Rezultatet, grupi A
A@N - Liria 2:1
Onix - Istogu 0:2
Vushtrria - Dukagjini 3:1
Drenasi - Malisheva 0:2
Trepça - Vëllaznimi 2:1
Grupi B
2 Korriku - Dardana 7:0
Ferizaj - Flamurtari 2:4
KEK-u - Vitia 6:0
Vllaznia - Ulpiana 1:1
Kika – R. Sadiku 2:0